Nga koka te këmbët, si t’i kombinosh fustanet e Pranverë-Verës 2022
Nga Emi Seiti/ Nga dukjet më komode e deri tek ato më chic, perfekte si për zyrë ashtu dhe për kohën e lirë: ja si vishen fustanet e verës në muajt e ardhshëm të 2022. Ndër tendencat për Pranverë-Verë 2022, fustanet janë të shkurtër, midi ose të gjatë, të zbukuruara me modele abstrakte, kombinime dyngjyrëshe si dhe detaje të mrekullueshme. Siluetat alternohen për të plotësuar gjithë nevojat e kësaj stine të cilan kombinohen me sandale, çanta supi, syze dielli etj.
Një pamje ideale për t’u veshur kur udhëtoni: çizme të rehatshme të gjata, një fustan veror i zi dhe i ngushtë, dhe një xhaketë lëkurë ngjyrë camel.
Asgjë më chic se një fustan i bardhë i thjeshtë, me një palë pandofla nga Guçi, si dhe një çantë plazhi.
Gjithçka që ju nevojitet për shëtitjet në qytet: sandale të rehatshme në modë, fustani me pika, dhe një çantë supi nga YSL.
Një fustan maxi veror, elegant, dhe një palë slippers të këndshme, me një çantë jeshile ulliri nga Balmain. Kombinimi më i gjithanshëm i këtij sezoni zgjidhet për ditët në zyrë, por edhe për kohën e lirë.
Tiranapost.al