Kombinohu me Emin

Në shtëpi apo në lokal, si të vishesh për Shën Valentin

Në shtëpi apo në lokal, si të vishesh për Shën

Nga Emi Seiti/ Çfarë të vishni për ditën e Shën Valentinit 2022? Jeni duke kërkuar për disa ide stili, fantastike dhe dinamike, moderne dhe bashkëkohore por ende romantike dhe elegante.

Këto janë disa veshje për festën e të dashuruarve, pavarësisht nëse vendosni ta kaloni jashtë apo dhe në shtëpi.

Nuk është e lehtë të kuptosh se cfarë të veshësh për Shën Valentin, kjo sepse duhet të dish se si do festohet. Ka veshje casual, perfekte për të kaluar një ditë të bukur pa u angazhuar në aktivitete të vecanta. Por ka shumë të tjera të përshtatshme për darka romantike dhe me qirinj jashtë, por edhe të tjera vetëm për të ndenjur në shtëpi.

Shumica e restoranteve do të organizojnë mbrëmje me këtë tematikë. Pastaj ka dhe nga ata që duan apo preferojnë një mbrëmje të rehatshme në divan duke parë një film, dhe ata që nuk duan të organizojnë asgjë në vecanti, por vetëm të kalojnë kohë së bashku pa pengesa dhe shpërqëndrime.

Për influencueset: Nëqoftëse fryma juaj udhëheqëse është Maddy Perez nga Euphoria, apo mbretëresha e instagramit Kylie Jenner, kjo pamje është për ju. Rregulli është të jeni të guximshëm, me një fustan Poster Girl, që vjen bashkë me një palë doreza që mbulojnë krahët, një palë këpucë nga Jimmy Choo. Dhe detaji i fundit është canta nga Amina Muaddi, mini, rozë. Kjo veshje nuk rekomandohet për ata që nuk e pëlqejnë vëmendjen, sepse me këtë veshje të gjithë do i kenë sytë tek ju.

Në shtëpi apo në lokal, si të vishesh për Shën

Për romantikët: Kush tha se mund të vishet vetëm e kuqja për ditën e Shën Valentinit. Më romantiket prej nesh do të bien në dashuri me Borgo de Nor, dhe në vecanti me fustanin Baxley Midnight Sun Midi, që të kujton një fushë me lule. Kombinohet me cizme klasike të zeza dhe një cantë të vogël në formë zemre nga Celine.

Në shtëpi apo në lokal, si të vishesh për Shën

Për minimalistet: Ka dicka magjepsëse në ngjyrën gri, e cila është cilësuar gjithmonë në mënyrë të padrejtë si nuanca e të pavendosurve: minimale, shik, adhuruesit e minimalizmit nuk do të heqin kurrë dorë nga prekja e saj elegante as në ditën e Shën Valentinit. Kjo veshje është elegante dhe romantike në të njëjtën kohë.

Në shtëpi apo në lokal, si të vishesh për Shën

Për vajzat e shtëpisë: Kush tha që festimi në shtëpi nuk duhet të jetë gjithsesi i bukur?!

“Per Restless Sleepers” propozon një set pizhamesh në ngjyrë bozhure. Prekja e klasit janë detaji prej kadifeje. Dhe një palë pandofla nga Grey Matters.

Në shtëpi apo në lokal, si të vishesh për Shën

Casual: Ky top nga Jacquemus dhe një palë xhinse nga Gimaguas kombinohen më së miri me këtë cantë gjeometrike nga Acne Studio. Sportive, trendy dhe mbi të gjitha një veshje komode.

Në shtëpi apo në lokal, si të vishesh për Shën