Në eventin për mbretëreshën, Elia dhe Yllka nuk ishin më pak princesha

Nga Emi Seiti/ Më 1 shkurt në qytetin e Tiranës, në bulevardin Zogu i I u bë Inaugurimi i Shtatores së Mbretëreshës Geraldinë. Po ajo çfarë merr vëmendjen time gjithmonë në këto raste janë veshjet e protagonistëve. Për mua, në këtë rast, ato ishin princesha Elia Zaharia Zogu dhe nëna e saj, aktorja Yllka Mujo.
Në këtë event princeshë Elia vendosi të vishte një pallto pak a shumë si palltoja që Kate Middleton nga Alexander McQueen me një nuancë, pastel ngjyrë jeshile (sage). Ka zgjedhur një palë vathë perla të cilat janë trashëgimi familjare e që i rrinë perfekt.
Ndërsa Yllka zgjodhi një pallto të sofistikuar në një ngjyrë tepër të veçantë, përzierje e grisë dhe kafesë. Ka vendosur të qëndrojë e thjeshtë përsa i përket bizhuterive. I vetmi aksesor është një kapele republike e Alverio-s me të cilën duket e bukur dhe plot sharm.
Të dyja palltot janë nga T&N Couture.