Mesazhi që fshihet pas fustanit të Zonjës së Parë, Jill Biden
Nga Emi Seiti/ Mesazhet politike këtë vit mbështeten nga një qëndrim i fortë sartoral. Në një takim që është zhvilluar mes Joe Biden dhe gruas së tij Jill Biden me Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin në Uashington, Zonja e parë zgjodhi një fustan blu nga LaPointe me një detaj të veçantë: një luledielli të qëndisur në mëngën e djathtë.
Një siluetë që përfshin stemën gjithashtu dhe ngjyrat e Ukrainës.
Fustani prej mëndafshi indigo është pjesë e koleksionit Prefall 2022 të LaPointe. Një nuancë e shkëlqyer, vibruese që përveçse përfshin çdo trend të modës së pranverës së ardhshme është edhe një gjest i vogël që komunikon me shkronja të mëdha një “NUK JE VETËM”. Me një gjatësi maxi me mëngë të gjata dhe një jakë të mbyllur bukur rreth qafës.
Ky fustan do të jetë perfekt nëse vishet me një pallto maxi të zezë dhe mund të jetë një must-have i juaji për të gjitha rastet më elegante dhe zyrtare të pranverës 2022.