Maturë, darkë apo dasma, fustani i Adele është gjithmonë një ide e mirë
E Martë 5 Korrik 2022, 16:29
Tiranapost
Nga Emi Seiti/ Të premten mbrëma, fituesja e shumë çmimeve Grammy, Adele kryesoi në festivalin BST HYDE PARK të Londrës, duke u ngjitur në skenë përpara një publiku live pas 5 vjetësh. Për këtë rast të rëndësishëm, Adele veshi një fustan absolutisht mahnitës Schiaparelli. Fustan i zi velvet i gjatë deri në dysheme kishte mëngë të gjata dhe ishte i mbërthyer në bel me një rrip gold.
Flokët e këngëtares u përfshinë në një stil elegant me disa fije delikate rreth fytyrës së saj. Ajo kishte veshur vathë ari në formë harku. Për make up-in, kishte vendosur linjën e saj klasike të syve mace me një rimel të shëndritshëm për një prekje glam.