Kush e pa si spektator e kush shkëlqeu në sfilatën e Balenciaga-s?
Nga Emi Seiti/ Ndër shfaqjet më të pritura të kësaj jave në Paris ka qenë ajo e Balenciaga-s, drejtuar nga Demna Gvasalia.
Të famshmit protagonistë në shfaqjen Haute Couture të Balenciaga-s Vjeshtë-Dimër 2022 jo vetëm që u ulën në rreshtin e parë, por dolën edhe në pistë. Ndërsa të ftuar të tillë si Kris Jenner, North West, Offset, Alexa Demie, dhe Tracee Ellis Ross shikonin si spektatorë, yjet si Kim Kardashian, Nicole Kidman, Dua Lipa, Bella Hadid dhe ylli i Selling Sunset, Christine Quinn dolën në pasarelë me koleksionin e fundit.
Të pranishmit më së shumti kishin zgjedhur të zezën. Përshembull, Ross kishte veshur një fustan të zi asimetrik me palosje, me cizme lëkure të gjata, në të njëjtën ngjyrë, ndërsa Demie doli edhe më minimaliste me një fustan të zi me gjatësi deri në dysheme, me jakë breshkë, me këpucë me majë dhe syze dielli elegante.
Emily Ratajkowski e veshur në të zeza, në mënyrë të ngjashme- pamja e saj plotësohej nga një top tub, pantallona dhe taka me majë. Ndërkohë Kidman dhe bashkëshorti i saj Keith Urban ishin të dy të veshur me të zeza kur u fotografuan duke u larguar nga shfaqja më vonë.
Vetë shfaqja ishte një përzierje e fustaneve arkitekturore, me ngjyra të errëta dhe të celura, me tekstura të pasura, me pjesët e tij më voluminoze.