Kombinohu me Emin

Këpucët në trend për Vjeshtë-Dimër 2022-2023: Edhe të rehatshme edhe elegante

Këpucët në trend për Vjeshtë-Dimër 2022-2023: Edhe

Nga Emi Seiti/ Sharmi i tyre i përjetshëm godet sërish: tashmë protagonistë të sezonit të kaluar të vjeshtës, mokasinat janë gati të rikthehen edhe për vjeshtën 2022 në shumë variacione. Të rehatshme, të gjithanshme, dhe elegante- të cilat i kanë veshur dhe të famshmit tanë.

Chiara Ferragni, rikthimi në punë me mokasina dhe çorape të gjata:

Këpucët në trend për Vjeshtë-Dimër 2022-2023: Edhe

Të famshmit nuk kanë dyshime: modeli më i dashur është ai klasik, sidomos i kombinuar me çorape të gjata. Dhe ajo është Chiara Ferragni. Për angazhimet e para të punës në shtator, influencuesja zgjodhi një look të thjeshtë dhe total black. Një këmishë me mëngë të gjata, një palë pantallona të shkurtra dhe mokasina të veshura me çorapet e gjata të dukshme.

Loafers, për një pamje joshëse dhe në mbrëmje:

Këpucët në trend për Vjeshtë-Dimër 2022-2023: Edhe

Loafers janë këpucët perfekte për ato që, edhe në mbrëmje, e duan rehatinë, por nuk duan të heqin dorë nga magjepsja. Për ta vërtetuar është Hailey Bieber, me minifustanin e saj të mrekullueshëm të shoqëruar me një palë mokasina me çorape të gjata.

Belén Rodríguez gjithashtu me mokasina (por pa çorape):

Këpucët në trend për Vjeshtë-Dimër 2022-2023: Edhe

Ditët e fundit edhe Belén Rodríguez e ka lënë veten të magjepset nga trendi i momentit. Me rastin e Festivalit të Filmit në Venecia, showgirl-i argjentinas ka shfaqur një look casual, por të rafinuar. Për t'u përshtatur me pantallonat e saj të bardha ajo zgjodhi loafers Chanel.