Jacquemus dhe Nike në bashkëpunimin e shekullit
Nga Emi Seiti/ Jacquemus dhe Nike, së bashku për të festuar shumëdimensionalitetin e atletëve bashkëkohorë. Nuk është e qartë nëse është sporti ai që hyn kryesisht në botën e modës së përditshme të grave apo tendencat e modës që transformojnë universin sportiv të grave; por një gjë është e sigurt, këto dy marka bashkojnë ADN-N e tyre, stilistikisht shumë të largët nga njëri-tjetri, duke i përzier në një mënyrë fluide, dinamike dhe energjike.
Ky bashkëpunim vjen me rastin e pesëdhjetëvjetorit të Nike e cila me krijimin e pesëdhjetë viteve feston suksesin e markës sportive amerikane.
Kapsula synon të integrojë modën dhe sportin në jetën e përditshme me një linjë të re veshjesh dhe këpucësh që ka një fokus: GRATË .
“Gjithmonë jam frymëzuar nga veshjet vintage AGG dhe fushatat Nike të viteve 90’. Me këtë imazh në mendje, ne projektuam veshje sportive për femra me detaje sensuale dhe ngjyra neutrale, së bashku me interpretimin tim personal të Humara, këpucëve të mia të preferuara Nike. Ishte e rendësishme që koleksioni të ishte i aksesueshëm për të gjithë trupat me një përzierje natyrale të stilit Jacquemus dhe performancës Nike, zbulon Simon Porte Jacquemus.
Pas shfaqjeve të saj spektakolare të modës, xhaketave të saj shumëngjyrëshe dhe mikrocantave të dashura “Le chiquito”, Jacqueumus riinterpreton veshjet sportive të femrave në një mënyrë minimale, duke ndikuar në kodet e etiketës sportive historike. “Puna me partnerë si Jacquemus na lejon të zgjerojmë kulturën e sportit dhe ta ripërcaktojmë atë për gjeneratën e ardhshme”, thotë Zëvëndës Presidenti i Dizajnit të veshjeve Nike Catalyst, Jarret Reynolds.
Bashkimi mes të dyjave shkon përtej performancës sportive, moda sportive interpretohet si një zgjerim i stilit dhe i vetes. Efikasiteti, prakticiteti dhe tekniteti i Nike janë përmirsuar nga detajet shprehëse nga Drejtori Kreativ i Jacquemus.
Koleksioni i Nike për Jacquemus do të jetë i disponueshëm nga 28 qershori 2022 ekskluzivisht në Jacquemus.com dhe në dyqanet e Nike në mbarë botën. “Ready-to-wear” i verës rinovohet: bëhet komode, trendy, për t’u veshur kudo dhe në cdo kohë.