Dy detajet gjatë funeralit që mund t`ju kenë shpëtuar, por që e lidhnin Meghan-in me mbretëreshën
Nga Emi Seiti/ Meghan Markle nderoi mbretëreshën Elizabeth II (gjyshen e burrit), pavarësisht problemeve me familjen mbretërore. Jo vetëm që la dy fëmijët e vegjël me nënën e saj dhe erdhi nga Kalifornia, por edhe e përfaqësoi veten në mënyrën më delikate të mundshme. Si? Përmes veshjes. Se edhe rastet e zisë kërkojnë klas. Sidomos kur gjithë kamerat, aparatet e sytë e botës janë mbi ty.
Meghan ishte e kujdesshme të mos harronte vathët me diamant dhe perlat që Mbretëresha i dhuroi në daljen së saj të parë në 2018-ën. Bizhutë nuk ishin e vetmja gjë qe e lidhte me mbretëreshën.
Edhe fustani i zi nga Stella McCartney, me pelerinë sipër, ishte gati i njëjtë me atë që Meghan veshi në Royal Albert kur festoi 92-vjetorin e mbretëreshës.
Dukesha e Sussex ka veshur fustane me pelerinë disa herë që kur iu bashkua familjes mbretërore – ajo veshi një fustan ngjyrë kremi me pelerinë Givenchy gjatë fejesës në vitin 2018; apo gjatë turneut në Marok dhe Paqësorin e Jugut.