Cili je në stil ti? Beniada, Einxhel, apo Beatrix?

Nga Emi Seiti/ Meqë kryefjala në çdo portal, apo rrjetet sociale është Big Brother Vip, m'u desh dhe mua të hyja dhe të bëhesha pjesë e tyre. Dhe kur them pjesë e tyre, flas gjithmonë për veshjet e tyre, për stilin që kanë vajzat aty brenda.
Kemi parë fustane përrallash aty brenda, veshje me stile të ndryshme, por rrobat e kujt janë ato? Veshjet zgjidhen vetë nga konkurrentet, domethënë janë veshjet e tyre personale dhe shijet e tyre personale. Nga 'prime' në 'prime' konkurrentet shfaqin pamje të ndryshme, gjithmonë të zgjedhura me kujdes.
Tre nga vajzat me stil, dy ende konkurrente, njëra e ka lënë shtepinë, janë Beniada, Einxhel dhe Beatrix.
Cili je në stil ti? Ja, le t'i marrim me radhë.
Beniada- Beniadën gjithmonë e kam parë me një stil tipik italian, aspak e ekzagjeruar, e kujdesshme deri në detaj. Veshjet e saj janë sensuale, elegante dhe të thjeshta. Asnjëherë nuk bërtasin. Unë do ta krahasoja me Federica Panicucci.
Einxhel- Einxhel është vajza rebele, moderne dhe me një stil tepër të veçantë. Ajo vendos gjithmonë të vishet me kostum-xhaketa pantallona të gjera dhe sigurisht crop top-in që e ka të preferuarin e saj dhe nuk e ndan kurrë. E ruan gjithmonë stilin e saj duke mos dalë kurrë nga karakteri. Aaa, ai që ndryshon Einxhel- është stili i flokëve.
Beatrix- Do ta cilësoja si Barbie i Big Brother-it. Jam e bindur që ajo ka një dollap plot me veshje të miratuara nga Barbie. Fustanet e ngushtë të shkurtër, mini-fundet zënë më tepër vend, ndonëse ajo nganjëherë vishet me një stil modern si pantallona të gjera, dhe xhaketa. Por ndonjëherë ama.
Po ti cilin pëlqen dhe ç'stil ke?