Cila ishte këngëtarja që mendoj se u vesh më bukur në Sanremo

Nga Emi Seiti/ Elisa, engjëllore dhe e veshur me të bardha. Për mua, ajo e fitoi Sanremon. Po kush i ka dizenjuar look-et e saj total white?! Elisa rikthehet për herë të dytë në Sanremo 2022, por këtë herë ajo zgjedh që veshjet e saj të jenë vetëm të bardha.
Elisa dhe pamjet e saj ndër vite:
Këngëtarja është fokusuar gjithmonë tek thjeshtësia e pasuruar nga prekja krijuese e artistes. Por në fakt Elisa nuk është konsideruar kurrë si një ikonë stili.
Në vitin 2001, kur ajo mori pjesë në Festivalin e Sanremos me këngën Luce, që i dha fitoren dhe popullaritetin në moshën 23 vjecare, Elisa zgjodhi një pamje shumë të thjeshtë acqua e sapone, duke zgjedhur gjithmonë të bardhën si për të kujtuar tekstin e këngës.
Grimi minimal dhe flokët e zinj të gjatë e të drejtë kompletuan veshjet e saj. Me kalimin e viteve këngëtarja ka zgjedhur disa ndryshime në pamje duke filluar nga look-u rock tek ai sportiv, duke ndryshuar flokët e gjata me balluke në prerje flokësh të shkurtra.
Veshjet e Sanremo 2022:
Elisa rikthehet në skenën e Sanremos pas 20 vitesh nga fitorja me këngën Luce e veshur me Valentino. Për stilin e saj është kujdesur Susanna Ausoni.
Për perfomancën e parë në Festivalin e Sanremos ajo iu kthye elegancës së Valentinos, që krijoi një veshje me një stil eterik për të. Ajo u thotë ‘jo’ takave, duke preferuar një palë këpucë të bardha të thjeshta.
Në mbrëmjen e dytë të Festivalit, Elisa zgjodhi përsëri të bardhën për pamjen e saj, një zgjedhje që fsheh një domethënie të rëndësishme, sepse ajo është veshur me të bardha kur mori pjesë në Sanremo me këngën fituese “Luce”. Megjithëse këtë vit“O forse sei tu” nuk i dha çmimin e parë.