Kombinohu me Emin

Brenda valixhes që Nicola Peltz ka marrë në muajin e mjaltit

Brenda valixhes që Nicola Peltz ka marrë në muajin e mjaltit

Nga Emi Seiti/ Pasi ramë në dashuri me fustanin e saj mahnitës të nusërisë të krijuar enkas për të nga Pierpaolo Piccioli, stilisti i Valentino-s, nuk mund të prisnim më pak nga pushimet e muajit të mjaltit. Gardëroba e Nicola Peltz në këtë arratisje romantike është një pasqyrë besnike e tendencave dymijëvjeçare. Ajo ka treguar edhe një herë se është një eksperte e vërtetë për të gjetur ekulibrin e përsosur, mes veshjeve me një estetikë të caktuar vintage dhe aksesorëve In të momentit.

Brenda valixhes që Nicola Peltz ka marrë në muajin e mjaltit

Brenda valixhes që Nicola Peltz ka marrë në muajin e mjaltit

Disa muaj pas dasmës së tyre milionere në Miami, cifti i sapomartuar po shijon muajin e mjaltit duke përfituar nga moti i verës. Nëpër rrugët e Portofino-s dhe Saint Tropez, ajo ka ndryshuar disa veshje. Duke i qëndruar besnike rekordit të saj për një stil që është kaq personal dhe i vështirë për t’u imituar pa dështuar, ajo ka veshur një fustan gjysmë-transparent- i cili ekspozonte të brendshmet e saj nga Dolce Gabbana me një print maxi-floral në nuanca të ndryshme, mëngë të shkurtra dhe bluzën asimetrike. Ajo e ka kombinuar me një shall të stampuar në kokë si bandana, një palë sandale me platformë metalike dhe çantë tip baguette të errët poshtë shpatullës.

Brenda valixhes që Nicola Peltz ka marrë në muajin e mjaltit

Brenda valixhes që Nicola Peltz ka marrë në muajin e mjaltit

Brenda valixhes që Nicola Peltz ka marrë në muajin e mjaltit

Në vijim e kemi parë me një look total white nga më delikatët që kombinohet rastësisht më atë që ka veshur dhe bashkëshorti i saj. Nicola ka zgjedhur një bluzë me rripa të zbërthyer me detaje të të brendshmeve së bashku me një fund me bel të gjatë dhe vija horizontale, syze dielli me platformat më të kërkuara XL të sezonit, të sajat janë nga Steve Madden. Për daljen e mëngjesit ka zgjedhur një veshje tjetër me shumë ngjyra, atë që do të dëshironi ta kopjoni dhe ta vishni në netët tuaja të verës.

Brenda valixhes që Nicola Peltz ka marrë në muajin e mjaltit

Brenda valixhes që Nicola Peltz ka marrë në muajin e mjaltit

I gjatë deri te kyçet e këmbës, i lidhur në qafë me një dekolte të theksuar V, e cila lë të dalin në sy bikinit e saj fuchsia. Ky fustan i mrekullueshëm me lule rozë dhe të bardha, me kurriz të hapur, është ideal për ditët e nxehta për shkak të komoditetit të tij.