Bluzat prej mëndafshi janë trendi i Verës 2022
Nga Emi Seiti/Të shtyrë dhe nga idetë që vijnë nga sfilatat e modës, disa prej jush do të kenë provuar të veshin bluza prej sateni apo mëndafshi me funde ose pantallona. Megjithatë këtë sezon, sflilatat e modës Pranverë-Verë 2022 duken se e kanë ripërpunuar konceptin për ta çuar edhe më tej: bluzat prej sateni dhe mëndafshi janë një trend imperativ, i ringjallur për veshjet e vajzave dhe në shumë variacione të tjera.
Më e freskëta dhe më energjikja është ajo nga Versace. Edhe simetritë përmbysen në favor të gjeometrive që i referohen shalleve të mëdhaja të palosura për t’u veshur njëlloj si të ishin të sipërme.
Gjithashtu në sfilatën e Tom Ford-it, trendi shtjellohet më tej nga mëndafshi, nga ana tjetër ka të tjera të cilat janë të mbushura tërësisht me teminat me ngjyra që i bëjnë ato ideale për pamjet e mbrëmjes super me shkëlqim.
Sërish, gjithmonë nga sfilatat e modës Pranverë-Verë 2022 vjen një variant jashtëzakonisht sensual i të sipërmes së mëndafshtë, tani më transparente. Kjo është ajo që ndodh në pasarelën e Chanel dhe Giorgio Armani.