Asgjë nuk është më i mirë se fustani këmishë i gushtit
Nga Emi Seiti/ Të rehatshme, të lehta për t’u veshur dhe perfekte për të mposhtur nxehtësinë. Me këtë prezantim është e qartë se veshja të cilës po i referohem meriton etiketën e saj “bazë e fuqishme” për sezonin e verës. Fustani-këmishë, një element vazhdimisht në zhvillim, vazhdon të triumfojë mes fashionisteve të etura për risi të vazhdueshme dhe vajzave praktike që kërkojnë veshje funksionale dhe të këndshme.
Në këtë përzgjedhje kemi opsione për të gjitha stilet: dizajne të përjetshme për t’i vazhduar t’i vishni vit pas viti, si p.sh fustani me rrip harku dhe siluetë të lirshme. Në imazh, fustani-këmishë i propozuar nga Rouje, firma e stilit parizien e themeluar nga Jeanne Damas. Është modeli Fauve, me print lulesh, jakë këmishë dhe dekolte V.
Lovisa Barkman gjithmonë me stil ka përfshirë në gardërobën e saj verore fustanin maxi që mund ta vishni nga plazhi në zyrë.
Është nga firma ella&il, me linja të lirshme. Visheni me balerina, espadrilles apo sandale dhe është e duhura në çdo plan ditor.
Elementi karakteristik i fustanit-këmishë, janë zakonisht kopsat që normalisht kalojnë nëpër veshje nga qafa deri në fund.
Ekspertja e modës Andrea Sanes zgjedh këtë fustan-këmishë të përditësuar me një propozim në ngjyrë rozë me kopsa asimetrike, një blerje e thjeshtë por e veçantë që nuk ka nevojë për aksesorë të mrekullueshëm.