Kombinohu me Emin

Çanta e Georgina Rodriguez që tërhoqi vëmendjen në Kanë dhe kombinimi që lë për të dëshiruar

Çanta e Georgina Rodriguez që tërhoqi vëmendjen në

Nga Emi Seiti/ Festivali i Filmit në Cannes (Kanë) po sjell të famshëm, aktorë dhe yje nga e gjithë bota në Rivierën Franceze. Pasarela e çmuar e tendencave të modës Pranverë-Verë 2022 dhe frymëzimi për aksesorët e ëndrrave, këtë vit Croisette mban premtimin e saj për magjepsje dhe elegancë.

Georgina Rodriguez ka pozuar me një jumpsuit lëkure të zezë dhe duke mbajtur aksesorin më të shndritshëm të verës, një çantë Hermès portokalli. Modeli Birkin prej lëkure krokodili është ëndrra e çdo koleksionisti çantash, çanta më e përjetshme.

Georgina rikthehet në Festivalin e Filmit në Cannes me një armaturë stili që foksuohet në forcën e lëkurës me shkëlqim, sharmin dhe bukurinë që sjell çanta Hermès. Nuk është një çantë dosido, është një Birkin, ndër çantat më të shtrenjta në botë, padyshim më e shtrenjta.

Çanta e Georgina Rodriguez që tërhoqi vëmendjen në

Dhe ky detaj tashmë do të mjaftonte për ta bërë këtë pamje jashtë të zakonshmes. Kjo çantë është ndër më të kërkuarat në botë.

Sa për kombinimin, nuk mendoj se është perfekti dhe i domosdoshmi, por gjithsesi Georgina është një influencuese e madhe për vajzat. Mendoj se do të dukej bukur me një look total white.