Nga Emi Seiti/ Numërimi mbrapsht mbaroi: dje u mbajt Met Gala 2022, eventi më magjepsës i bamirësisë në New York. Këtë vit titulli ishte “Gilded Glamour”, në homazh të dekadave të pasura të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
Në muzeun metropolitan të Artit në New York, yjet e spektaklit ndërkombëtar parakaluan në tapetin e kuq të eventit më të rëndësishëm të modës në fushën e artit. Antology of Fashion, e gjitha e propozuar me pamje elegante në përputhje me temën e sezonit: stili në e vitet 1870 dhe 1900 ndryshe epoka e artë amerikane. Por si e trajtuan këtë event këta personazhe, a u veshën siç duhet?
Kim Kardashian: Kim Kardashian vendosi të veshë fustanin e Marilyn Monroe kur i këndoi JFK “Happy Birthday” Mr. President. A duhet thënë diçka më shumë?
Blake Lively: Një nga më të fotografuarat në sezonet e kaluara dhe ajo e pritura më mirë në tapetin e kuq në këtë event. Ajo ka zgjedhur një krijim spektakolar nga Atelier Versace.
Anna Wintour: Drejtoresha legjendare editoriale e Vogue, është gjithmonë ndër të parat që shkel tapetin e kuq të galasë, ku ajo është mbikqyrëse absolute. Për këtë rast, ajo ka zgjedhur Chanel, një krijim me të sipërme shumëngjyrëshe, të kompletuar me një kurorë në kokë.
Kaia Gerber: Flokë të gjatë dhe kaçurrela për Kaia Gerber e cila zgjodhi teminat dhe transparencën në ngjyrë platini Alexander McQueen.
Glen Close: Ajo tregon me krenari një krijim të Maison Valentino. Fustani me pelerinë të dekoruar është në nuancën që karakterizon koleksionin e fundit të Valentino-s, Pink Valentino, një rozë e gjallë dhe energjike.
Bella Hadid: Kishte veshur një veshje të zezë të guximshme Burberry.
Kendall Jenner: Padyshim e guximshme, e zezë, kjo është zgjedhja e Prada e Kendall Jenner, vlerësohet si një ndër veshjet më të bukura të kësaj Met Gala.
Hailey Biber: Fokusohet në magjepsjen e së bardhës me një fustan Saint Laurent.