7 elementet që të duhen në valixhe për një udhëtim fundjave jashtë
Nga Emi Seiti/ Është e enjte mbrëma dhe e kuptoni në minutën e fundit se nesër do të arratiseni diku për fundjavë- është koha për të bërë valixhen e dorës gati.
Largimi për disa ditë mund të jetë një moment relaksi ekstrem, por një pyetje lind gjithmonë spontanisht, veçanërisht për të “fiksuarit e modës” : Çfarë të marr me vete, që të marr vetëm gjërat thelbësore?!
Nëse jeni gjithmonë të vëmendshme ndaj look-ut tuaj, në planet që realizoni, duhet të jeni një fundjavë para, në mënyrë që të rregulloni mirë idetë tuaja, ose do përfundoni duke lënë gjërat thelbësore të modës në shtëpi duke mbushur valixhen tuaj me gjëra të kota. Pavarësisht se cili është destinacioni juaj: absolutisht nuk mund të largoheni pa këto (mini) elemente të domosdoshme të udhëtimit!
Një palë atlete: Çfarë të paketoni për tre ditë nëse jo një palë atlete të rehatshme? Atletet janë aleatët idealë për të vizituar destinacionin tuaj me stil.
Një palë xhinse: Ne kemi shumë modele xhinsesh por unë gjithmonë do preferoja ato të gjërat dhe të rehatshmet, njëkohësisht dhe moderne.
Zgjedhja e çantave është thelbësore kur bëhet fjalë për atë që ta merrni me vete për tre ditë. Çanta ideale për udhëtime pa humbur klasin është shoulder bag (çanta e supit), fokusohuni te një model mesatar, të cilin mund ta vishni jo vetëm gjatë ditës pa stres, por edhe gjatë mbrëmjes.
Një top elegant: Fundjavë tre ditore… dhe cfarë të veshim në mbrëmje për të dalë?! Një top elegant, ndoshta me rripa të hollë ose dantellë. E përkryer për ta kombinuar dhe me xhinse.
Një xhaketë lëkure e zezë: Nëse pavendosmëria se cfarë të merrni me vete për tre ditë, mos harroni kurrë një xhaketë lëkure të zezë për asgjë në botë.
Një palë rroba banje: Nuk shkoni në det? Epo, nuk ka rëndësi: një palë rroba banje janë gjithmonë një domosdoshmëri për tu marrë me vete.
Një fustan midi: është perfekt në çdo klimë dhe mund të vishet me gjithçka, si ditën ashtu dhe natën.