5 fustanet që duhet të kemi se s`bën në dollap!
Nga Emi Seiti/ Ekzistojnë shumë lloje të fustaneve. Në ditët e sotme duhet të dini pak për to pasi nuk mund të vishni çfarë të doni, për cdo rast. Ajo që dua të them është se disa stile janë më të përshtatshme se të tjerat për një dasmë ose një darkë biznesi.
Të mësosh rreth fustaneve është çelësi për të zgjedhur atë të duhurin për formën e trupit. Disa fustane janë më të mirë se të tjerët për të nxjerrë në pah ose për të fshehur disa pjesë të trupit tuaj.
Në këtë artikull, do t`ju tregoj se cilat fustane duhet t`i keni me patjeter në dollapin tuaj.
Fustani i zi: çdo vajzë ka nevojë për një fustan të vogël, të zi në gardërobën e saj, sepse me të vërtetë mund t’ju duhet pothuajse në çdo rast. Zgjidhni diçka të thjeshtë dhe gjithashtu jo shumë udhëhequr nga trendet, në mënyrë që ta mbani atë në gardërobën tuaj sezon pas sezoni.
Fustani këmishë: Qoftë për punë apo për fundjavë, fustani i thjeshtë këmishë është një pjesë klasike që nuk ka gjasa të dalë ndonjëherë nga moda.
Fustani i një ‘date’ gjatë natës: Një fustan që mund të transformojë vërtet besimin tuaj është një domosdoshmëri për çdo vajzë. Fustanet e ngushta pas trupit që veshin modele si Bella Hadid apo Kendall Jenner.
Fustani me lule: Ndjesia e ardhjes së pranverës me pak gjëra mund të krahasohet dhe fustani i përsosur me lule është mishërimi i saj. Blini një tani dhe do e vishni përjetë.
Fustani maxi: Duhet të keni të paktën një fustan maxi në dollapin tuaj. Është një element fantastik i domosdoshëm që vendos një ekulibër midis elegancës dhe rehatisë.