Kombinohu me Emin

4 çanta për të qenë edhe në palestër, edhe në modë!

4 çanta për të qenë edhe në palestër, edhe

Nga Emi Seiti/ Top me ngjyra, pantallona të shkurtra biker dhe një palë atlete komode, gjithçka është gati ose të paktën pothuajse: në look-un sportiv të muajve të ardhshëm mungon vetëm një çantë në modë për palestër. Nga propozimet e bëra prej cope, perfekte për klasa joge deri tek ato më të mëdha për stërvitje më intensive. Markat sportive si Nike, Adidas dhe Under Armour ofrojnë çanta të rehatshme palestre, pa lënë pas dore detajet. Por edhe shtëpitë e famshme të modës dhe bukurisë kanë rënë në kontakt me botën e sportit, nga Stella McCartney te Anine Bing dhe nga Saint Laurent te Glossier. Më poshtë do të keni një përzgjedhje të çantave të lehta, praktike për t’i pasur gjithmonë me vete në palestër.

Nike: Çantë e rehatshme palestre në ngjyrë rozë pluhur. Kombinohet shumë mirë me një veshje sportive të bardhë dhe atlete të bardha.

4 çanta për të qenë edhe në palestër, edhe

Saint Laurent: Një kombinim i estetikës sportive dhe detajeve luksoze: kjo është çanta e palestrës najloni nga Saint Laurent. E zezë dhe mund të kombinohet me një palë streçe biker dhe një bluzë të zezë.

4 çanta për të qenë edhe në palestër, edhe

Glossier: Çanta e palestrës që sigurisht nuk kalon pa u vënë re, marka e famshme e bukurisë krijon këtë çantë të verdhë të ndezur me logon e markës. E përsosur për aktivitete sportive apo fundjavë jashtë qytetit, shkon shumë me tuta ose streçe të zeza dhe me një bluzë të bardhë.

4 çanta për të qenë edhe në palestër, edhe

Anine Bing: Për adhuruesit e stilit të rafinuar, Anine Bing prezanton çantën e saj ideale sportive për ta marrë në palestër. Kjo çantë kombinohet me atlete të thjeshta dhe një palë syze dielli të zeza.

4 çanta për të qenë edhe në palestër, edhe

Linku për porosi