3 mënyra për të kombinuar një këmishë oversize me xhinse këtë pranverë
Sa herë e kemi gjetur veten duke kontrolluar nëpër veshjet tona në kërkim të look-ut perfekt?
Një veshje që na bën të ndihemi mirë, por të dukemi edhe bukur, është gjithmonë zgjidhja më e mirë. Megjithatë është e vështirë të ruhet komoditeti dhe të ndiqen tendencat në të njëjtën kohë. Xhinset për shembull janë praktike. Shtoji takat, je dhe në trend.
Kombinimi street style që funksionon gjithmonë dhe përmirësohet çdo vit sipas tendencave më të fundit është pikërisht: Një palë xhinse dhe një pallto.. Mos harroni këmishën! Xhinset tuaja të preferuara të sezonit mund të kombinohen me çdo lloj këmishe, si në ngjyrë ashtu edhe në model.
Për t'ju dhënë një ide, kam zgjedhur 3 pamje origjinale në street style për t'ju frymëzuar tani dhe përgjithmonë për veshjet perfekte casual chic për pranverën.
Ky është look-u më casual që mund të shfaqni për pranverën 2023: xhinse të ngushta , një këmishë të gjerë të veshur në mënyrë “të çrregullt”. Plotësojeni veshjen me një çantë me sup me ngjyra dhe aksesorë minimalë. Dhe kjo mund të jetë pamja perfekte për zyrën apo për një shëtitje në qytet. Gati për të dalë!
Një truk stili që mund ta rikrijoni lehtësisht në funksion të verës është zgjedhja e ngjyrave: vishni xhinset tuaja të preferuara dhe zgjidhni një këmishë me ngjyrë në sinkron me këpucët dhe çantën. Padyshim një nga pamjet më cool dhe më trendi për pranverën e 2023.
Për një pamje të sofistikuar, për t'u veshur në kohën tuaj të lirë, zgjidhni një këmishë me vija maxi me prerje, një palë xhinse të gjera me bel të ulët dhe një palë taka që janë perfekte për siluetën. Për të kompletuar pamjen, një çantë të vogël dhe syze dielli.