Nën lupën e Stela Sallakut

Këshilla stili nga ikona e modës, Jenna Lyons

Nga Stela Sallaku/Ju kujtohet fundi me pupla i kombinuar me pulovrën kashmiri në çmimet, në tapetin e kuq, ose veshja xhins në mbrëmjen Gala në 2012-ën? Shumë kohë përpara se Kanye West të vishej me xhinse në tapetin e kuq.

[caption id="attachment_145162" align="aligncenter" width="533"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_145133" align="aligncenter" width="309"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Jenna është fashion designer si dhe bussines woman dhe ka qënë drejtoresha kreative e brandit J.Crew për 26 vjet. Ajo ka vënë disa rregulla të reja në botën e modës me stilin e saj të pagabueshëm.

[caption id="attachment_145134" align="aligncenter" width="324"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Si asnjëherë më parë ajo rishkruajti rregullat e kodit të veshjes në tapetin të kuq disa herë. Balancat ishin aq perfekte sa askush nuk mundi ta kritikonte, përkundrazi e morën shembull.

Solli vathët ?statement? në trend dhe na mësoi si t`i kombinonim për paradite me këmishë dhe xhinse. I dha J.Crew-së një pantonë të ri ngjyrash vibrante të cilat ende nuk dalin nga gardëroba. Jo vetëm kaq, look-u i saj me syzet ikonë u bë shpejt tipar identifikues si dhe ajo shkoi deri në Hollywood për të marrë pjesë në një serial televiziv.

[caption id="attachment_145140" align="aligncenter" width="331"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Ajo ridizenjoi pizhamet sateni dhe i përdori për paradite në një mënyrë shumë stylish. Mjafton t`u hedhësh një sy koleksioneve të J.Crew dhe e kupton diferencën mes brandeve të tjera. Jenna përdori shumë elementë nga përditshmëria duke i bërë të sofistikuar si dhe më të përdorshëm si për paradite ashtu dhe për darkë.

[caption id="attachment_145142" align="aligncenter" width="342"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Në çantën e saj gjendet gjithnjë celulari, vitaminat, çelësat, bllok shënimesh, buzëkuq, Pikachu, syzet e diellit, shënimet si dhe kremin e preferuar.

Më poshtë mund të shikoni 11 gjërat që nuk i dinit për të dhe disa nga veshjet më ikonike të fotografuara./Tiranapost.al

https://www.youtube.com/watch?v=izUi3pVzLZs