Aktualitet

Kësaj historie po, s’ka burrë nëne që ia gjen titullin!

Kësaj historie po, s’ka burrë nëne që ia gjen

Opinioni publik u trondit nga ngjarja e shënuar në Paskuqan, ku Erdet Çapoku, 34 vjeç, goditi për vdekje kunatën e tij Enkeleda Çapoku në shtëpinë e saj mbrëmjen e djeshme. 34-vjeçari u kap sot në zonën e Laprakës, dhe fotoja e tij është shpërndarë kudo në rrjetet sociale. Në dëshminë e parë në polici ai tha se ishte në gjendje të dehur, se vëllai i tij në burg (bashkëshorti i viktimës) i kishte kërkuar ta ndiqte dhe ti bënte foto kudo që shkonte dhe t'ia dërgonte, mes dyshimeve se e tradhtonte.

Krimi i rëndë ndodhi në sytë e vajzës adoleshente dhe të nënës së viktimës dhe për ngjarjen ka reaguar me një status në rrjetin e tij social gazetari Mentor Kikia.

Me foton e autorit të vrasjes, ai shkruan:

Kësaj historie po, s’ka burrë nëne që ia gjen titullin!

Ky njeriu ishte caktuar nga vëllai që ti ruante gruan. Vëllai ishte në burg. Ndërsa ky duhej ta ndiqte gruan, të fotografonte, ta përgjonte dhe ti dërgonte foto të vëllait. Në vitin e tëte të shërbimit, duket se punët nuk kanë ecur mbarë. Agjentit diçka nuk do ti ketë pëlqyer. Ndaj ai mor një shkop bejzbolli(agjentët kanë nga këto mjetet e punës) dhe e vrau gruan.

Pastaj policia i dërgoi të vëllit në burg këtë foton! / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/duke-qare-rrefehet-autori-i-vrasjes-ne-paskuqan/

http://www.tiranapost.al/kapet-autori-i-vrasjes-ne-paskuqan-ishte-fshehur-ne-laprake/

http://www.tiranapost.al/krimi-ne-paskuqan-pse-kishte-kerkuar-urdher-mbrojtjeje-viktima-nga-kunati/

http://www.tiranapost.al/vrasja-ne-paskuqan-flet-nena-e-viktimes-kunati-e-perndiqte-vajzen-time-edhe-burri-nga-burgu-i-tha-te-kishte-kujdes/

http://www.tiranapost.al/krim-brenda-familjes-ne-paskuqan-kunati-vret-kunaten-ne-sy-te-vajzes-4-vjecare/