Kejvina reagon për herë të parë pas lajmeve të lidhjes me Redjan Rrajën


Kejvina Kthella nuk ka thënë asnjë fjalë për përfshirjen e saj në ngjarjen e 1 nëntorit apo marrëdhënien me Redjan Rrajën, por ka hedhur vetëm akuza ndaj mediave. Në një postim në Insta Story të publikuar sot, dy ditë pasi u raportua se velina ishte marrë 10 orë në pyetje, ajo shkruan:
"Gazeflliqësira do përgjigjeni shumë shpejt për këto artikuj që keni përdorur në emrin tim. Por abuzoni si kafshët".
Deri më tani mësohet se Kejvinës i është sekuestruar celulari, për të mësuar lëvizjet që mund të ketë kryer 34-vjeçari Rraja ditët para atentatit ndaj prokurorit Ndoja, në momentin e ngjarjes dhe pas tij.
“Burime të sigurta nga grupi hetimor bëjnë me dije se Kejvina kishte një raport dashurie me Redjan Rrajën. Ky i fundit ishte i martuar me fëmijë dhe disa ditë në javë qëndronte me familjen e tij në Krujë dhe ditët e tjera të javës bashkëjetonte me modelen bukuroshe”, shkruan “shqiptarja.com”, ndërsa emri i saj u bë publik nga vetë i arrestuarti.
Redjan Rraja e përdori si alibi për ditën kur ndodhi ngjarja, pasi pretendon se në ato momente ndodhej me Kejvinën./ Tiranapost.al
Atentati i prokurorit Ndoja/ Kejvina Kthella u pyet për 10 orë për Redjan Rrajën
http://www.tiranapost.al/kejvina-perdorte-makinen-e-redjan-rrajes-te-arrestuarit-per-atentatin-e-prokurorit/