Aktualitet

Kejvina përdorte makinën e Redjan Rrajës, të arrestuarit për atentatin e prokurorit

Kejvina përdorte makinën e Redjan Rrajës, të arrestuarit

Emri i Kejvina Kthellës u publikua dy ditë më parë nga mediat dhe portalet pasi u thirr për 10 orë në prokurori, për të dëshmuar lidhur me atentatin e prokurorit Arjan Ndoja në 1 nëntor. Emri i saj u zbulua pasi i arrestuari Redjan Rraja e përdori si alibi për ditën kur ndodhi ngjarja, pasi pretendon se në ato momente ndodhej me Kejvinën.

Sipas shqiptarja.com, marrëdhënia mes Rrajës dhe Kejvinës nuk ishte thjesht shoqërore. Ndërkohë sot “Tema” shkruan se, kishte komunikime të shpeshta me Rrajën dhe se kishte në përdorim një makinë luksoze në pronësi të tij, që kushton rreth 30 mijë euro.

[caption id="attachment_441991" align="alignnone" width="478"] Foto e publikuar nga Tema[/caption]

Për këtë të fundit raportohet se mund t’i jetë sekuestruar velinës. 24-vjeçares i është sekuestruar edhe telefoni dhe pritet të mësohen të dhëna të tjera, në lidhje me lëvizjet që mund të ketë kryer 34-vjeçari Rraja ditët para atentatit, në momentin e ngjarjes dhe pas tij./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/atentati-i-prokurorit-ndoja-kejvina-kthella-u-pyet-per-10-ore-per-redjan-rrajen/