Kate nuk i kushton rëndësi fustaneve, ja çfarë zgjedh me kujdes
E Premte 17 Janar 2020, 11:07
TiranaPost
Fustani me kuadrate bardhezi që Kate veshi gjatë vizitës së saj në Qendrat Khidmat është Zara. Sipas Huffington Post çmimi i tij fillestar ishte 90 paund, pra diku tek 105 euro, kurse sot shitet me ulje për 30 euro.
Kate i ka kushtuar më shumë rëndësi palltos jeshile të Alexander McQueen. Edhe aksesorët e saj janë gjithashtu me vlerë të çmuar, një pjesë trashëgimi nga familja mbretërore, kurse fustani është minimalist, si një pjesë e madhe e gardërobës së saj.
*Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.