Aktualitet

Kaq i rrezikshëm ishte mësuesi turk që e dëbuat me urgjencë? Lleshaj: Ai s'ka kërkuar azil, kishte vizë false kanadeze

Kaq i rrezikshëm ishte mësuesi turk që e dëbuat me

Në interpelancë me ministrin Lleshaj, deputeti i opozitës Artur Roshi i kërkoi sqarime lidhur me deportimin e mësuesit gylenist turk Harun Çelik drejt Turqiaë me 1 janar, pasi dyshohet në Turqi se është pjesë e rrjetit të Fetullah Gulen, që organizoi grushtin e shtetit. Deputeti Artur Roshi thotë se ai nuk u lejua të kërkonte azil dhe se i është cenuar e drejta dhe liria parashikuar në konventën evropiane të të drejtave. Ai është Shqipëria po rrezikon integrimin me deportimin e mësuesit, sipas tij për të plotësuar ideologjitë turke.

Artur Roshi interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj:

Në ditën e parë të këtij viti, u dëbua nga Shqipëria mësuesi Harun Çelik në mënyrë të errët ku nuk shihet ligjshmëri. Ngjarja që mori vëmendjen e parlamentit evropian tregon se Shqipëria ndikohet nga lojërat teologjike në Turqi. Cila procedurë u ndoq për deportimin, apo dëbimin? A mendoni ju se për hapjen e negociatave duhet në fillim të respektohen të drejtat themelore të njeriut? Sipas konventës nuk largohet askush që rrezikon apo ti nënshtrohet torturave, apo kur i kërcënohet jeta. A mendoni se mënyra e sjelljes ndaj shtetasve të huaj ndikon tek bizneset e shtetasve të huaj? A mendoni se negociatat do preken nga rasti i dëbimit të tij në Turqi?

Lleshaj për rastin e Harun Çelik:

Veprimi i qytetarit të huaj, nuk dispononte dokumente të ligjshme, është një situatë e rëndomtë e përditshme. Vendimet janë administrative, përgjegjës janë drejtoritë vendorë të policisë së kufijve dhe emigracionit. Çdo ditë dëbohen me mijëra qytetarë të huaj që janë në kushte të parregullta ligjore. Për vitin 2019, janë larguar vullnetarisht 3445 qytetarë që ishin pa dokumente. Janë larguar me detyrim 45 qytetarë të huaj. Ka me mijëra qytetarë shqiptarë që dëbohen për të njëjtat arsye.  Do ishte me rëndësi që para se ti japim status politik diskutimit, të ishin ezauruar hapat ligjorë.  Ose nëse ka pasur dyshime rasti, në rastin e të drejtës, mund të kishit kërkuar hetim penal para se të bëni konstatime dhe ti jepni kuptime politike. Rasti është i tillë, qytetari turk, është ndaluar në Shqipëri me datë 8 korrik 2018, është kapur në dalje të kufirit me nënshtetësi turke por me vizë kanadeze të falsifikuar, qytetari turk, po bëj sqarim edhe nga aludimet në media, nuk ka qenë asnjëherë rezident. Ka hyrë vetëm një herë me 5 korrik ku ka qëndruar për disa orë dhe më pas me datë 8 ku u ndalua. Do të thotë që ky shtetas me shkelje ligji është proceduar penalisht, është dënuar nga gjykata shqiptare në Tiranë kur është deklaruar fajtor për falsifikim i pasaportave ose i vizave. U dënua me 13 muaj burgim.  Sipas procedurës, i është ulur 1 e 3 e dënimit. Kjo është historia e rastit të qytetarit në fjalë.

Pas përfundim

it të dënimit me datë 1 janar 2020 drejtoria vendore ka marrë njoftim për ekzekutimin e veprës penale nga burgu 302 për lirimin e qytetarit nga burgu. Ka një ligj tjetër që parashikon institucionin për të njoftuar autoritetet përgjegjëse rajonale përpara lirimit. Policia kufitare ka zbatuar detyrimet në kuadër të nenit 4 pika 10. Është zbatuar ligji për të huajt, ku thotë: dëbimi i të huajit është një masë administrative që merret për dëbimin e vlerësuar rast pas rasti, dhe kur hyn me dokumente të paligjshme. Pra ai ka hyrë ilegalisht. Nuk jemi në kushte të tjera. Ju kujtoj se në Shqipëri janë rreth 2000 qytetarë turq. Masat merren ndaj kujtdo. Ai nuk ka kërkuar azil, pasi do shkonte në një vend të tretë. Ai ka nënshkruar urdhrin e dënimit. Dëbimi i tij është shoqëruar nga autoritetet e policisë së shtetit për në Rinas deri në momentin që ai është futur në bordin e avionit të Turkish Airlines. Ky rast provon edhe një herë se veprimet e policisë kanë qenë në respekt të plotë të ligjit. Ai është dënuar për një vepër penale dhe qëndrimi më tej në vendin tonë ishte i pamundur. Këtij shtetasi i janë ofruar të gjitha të drejtat që parashikon Kushtetuta.

Artur Roshi:

Alibia se nuk kërkoi azil nuk mban: Të gjithë panë miqtë që e ndiqnin pa shpresë makinën drejt Rinasit. Çfarë ishte kjo urgjencë me një mësues, Kaq i rrezikshëm ishte ky? Liria mbase jeta e tij vihej në rrezik, por vartësit tuaj nuk i shqetëson. Nuk duam që vendi ynë të bëhet fushëbetejë për idoelogji të vendeve të tjera. / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/zbardhet-urdhri-i-deportimit-per-mesuesin-gylenist-harun-celik-a-pati-mundesi-te-ankimoje-vendimin/

http://www.tiranapost.al/i-dashur-mesues-harun-celik-te-kerkoj-ndjese-nga-poshtersia-e-shtetit-dhe-shoqerise-ku-une-jam-pjese/

http://www.tiranapost.al/deportimi-i-mesuesit-gylenist-eurodeputetja-rumune-leter-metes-dhe-rames-na-tregoni-qarte-si-vepruat-ndikon-te-negociatat/

http://www.tiranapost.al/zbardhet-deshmia-e-mikut-te-gylenistit-te-deportuar-si-e-moren-vizen-false-kanadeze-dhe-hyne-ne-shqiperi/

http://www.tiranapost.al/foto-avokatet-e-mesuesit-gylenist-turk-i-bejne-kerkese-ministrise-se-brendshme-e-debuat-apo-deportuat/

http://www.tiranapost.al/ekstradimi-i-gylenistit-hap-debate-ne-tirane-por-ne-2018-ish-ministri-bushati-iu-pergjigj-jemi-vend-i-natos-s/