Evente

Zhvillohet kampionati i basketbollit për të rinj në Tiranë. Kupa mban emrin e Feti Fanajt, drejtorit që ia mori jetën Covidi

Zhvillohet kampionati i basketbollit për të rinj në Tiranë, kupën “Feti Fanaj” e fiton ekipi Superior Basket, Veliaj: “Fetiu i dha kaq shumë Bashkisë së Tiranës, transformoi objektet arsimore”

Zhvillohet kampionati i basketbollit për të rinj në Tiranë.

Kupa e kampionatit të basketbollit për të rinjtë e shkollave të Tiranës do të mbajë emrin “Feti Fanaj”, drejtorit të Bashkisë së Tiranës, i cili u nda nga jeta pak javë më parë, pasi humbi betejën me Covid-19. Gjatë shërbimit të tij në bashki, Fanaj transformoi objektet arsimore dhe mjediset sportive të shkollave të kryeqytetit.

Në përfundim të kampionatit, i zhvilluar në kushte jo të zakonshme për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe që vuri përballë në finale ekipet e Superior Basket dhe ProBasket Invaders, ishte edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u dorëzoi kupën fituesve të Superior Basket.

Zhvillohet kampionati i basketbollit për të rinj në Tiranë.

“Kjo kupë mban emrin ‘Feti Fanaj’, një njeri që kam pasur fatin ta njoh, i cili sot nuk jeton më. Ai ishte drejtori ynë, që u mor me të gjitha palestrat dhe drejtoi këtë projekt, që i ka dhënë Bashkisë së Tiranës një infrastrukturë të jashtëzakonshme, që s’e kishim përpara pak vitesh”, tha kryebashkiaku.

Ai shtoi se, çdo vit, kampionati i basketbollit do të përkujtojë një emër, i cili i dha kaq shumë Tiranës, veçanërisht jetës sportive të grupmoshave të reja në kryeqytet.

Zhvillohet kampionati i basketbollit për të rinj në Tiranë.

“Fakti që sot kemi një kampionat me 20 skuadra kompetitive dhe mbi 60 shoqata të përfshira në këtë projekt, i dedikohet një njeriu. Ai jo vetëm punoi deri ditën e fundit për këtë projekt, por u kujdes edhe për mbarëvajtjen në çerdhe e kopshte, e sidomos në shkollat e Tiranës. Të gjitha këto janë paja që ia lëmë brezit tjetër”, u shpreh Veliaj.

Zhvillohet kampionati i basketbollit për të rinj në Tiranë.

Bashkia e Tiranës organizoi më datat 19 Tetor- 4 Nëntor Kampionatin e Shoqatave të Basketbollit dhe shoqatave që kanë në përdorim palestrat e shkollave. Në këtë kampionat, morën pjesë 20 shoqata Basketbolli të përbëra nga ekipe djem e vajzash me nga 12 lojtarë. Grupmoshat që morën pjesë në këtë kampionat ishin 11-15 vjeç.