Evente

Veliaj nga ‘Sami Frashëri’: Nuk është as në Paskuqan, as u bë pallat, por u rindërtua si shkolla më e bukur në vend

Veliaj nga ‘Sami Frashëri’: Nuk është as në

Rindërtimi i gjimnazit “Sami Frashëri” pas shkatërrimit nga tërmeti i nëntorit 2019 disa herë më i madh më i fortë se më parë, ka rrëzuar akuzat e ngritura nga politika.

“Shkolla nuk është në Paskuqan. Shkolla nuk u shkëmbye me një pallat. Shkolla nuk pati spekulime. Sot si “samistë” kemi vetëm një thirrje: Le ta lëmë politikën si një konfrontim sa herë që ka zgjedhje dhe është mëse normale që ne ta kemi, por jo përditë, jo për çdo punë, jo për çdo vepër se është viti 2022. Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe fakti që edhe brenda shkollës sonë ne themi që për hir të partisë do e çojmë shkollën në Paskuqan, ose do spekulojmë, ose do ngjallim panik tek 1500 palë prindër të cilët u shqetësuan që po ndodhnin çudira me shkollën, unë them që këto janë muhabete të viteve ’90,” u shpreh Veliaj ditën e sotme gjatë një inspektimi të punimeve për këtë shkollë, së bashku me dy ministret Ogerta Manastirliu dhe Elva Margariti.