Evente

Qershori nis me Javën Italiane të Kulturës, ja disa nga eventet ku spikat “Pizza Village”

Qershori nis me Javën Italiane të Kulturës, ja disa nga eventet

Nga sot, në Tiranë, ka nisur "Java e Kulturës Italiane", gjatë së cilës do të organizohen një sërë aktivitetesh me fokus kulturën, ekonominë, artin dhe muzikën.

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizzio Bucci zbuloi disa prej tyre.

Qershori nis me Javën Italiane të Kulturës, ja disa nga eventet

“Kemi ideuar 54 evente. Kemi menduar pak nga gjithçka. Kemi menduar aktivitete, organizime për të kënaqur të gjithë, duke nisur nga ato më klasiket, të një niveli më të lartë kulturor, siç ishte pjesëmarrja e miqve nga teatri Regio i Parmës me Ballon me Maska. Nesër, në mbrëmje do të jetë edhe premiera e kësaj vepre të rëndësishme, të një niveli shumë të lartë por kemi parashikuar edhe shumë gjëra për të rinjtë, siç është “Pizza -Village”, ku do jenë disa picierë që do të vijnë nga Italia, në sheshin “Italia” (e ku tjetër mund ta organizonim një “Pizza-Village”, me piza për të gjithë banorët e Tiranës. Shijojeni këtë javë, do të ketë shumë organizime, shumë aktivitete, do të jetë një javë shumë e ngjeshur, nga data 1 deri 7 qershor. Është njësoj si të shijosh pak nga Italia, një shije e asaj çka Italia di të shprehë sa i përket nivelit artistik e kulturor”, tha ambasadori Fabrizio Bucci.

Qershori nis me Javën Italiane të Kulturës, ja disa nga eventet

“Kemi sjellë shumë nga shija italiane, nga shija e së bukurës, nga shija e ushqimit. Nuk mund të mungonte Pizza Village, e po ashtu siç po sjellim eksperiencën e dritave, siç po sjellim teatrin, ashtu siç po sjellim “E bukura e dizajnit”, ku do flasim për arkitektët. Falënderoj shumë ambasadorin dhe gjithë stafin e ambasadës dhe të ministrisë dhe të Bashkisë së Tiranës që kanë punuar për të gjithë detajet, për të organizuar këtë javë”, tha ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

“Kjo është një mundësi vërtet për t’u ndriçuar. E kuptoj që në ambientin ku jetojmë, në një ambient urban shumë i ngjashëm me stresin, dhe trafikun, edhe në Romë dhe Milano, kemi nevojë që të heqim pak toksina, të heqim pak cinizmin, edhe skepticizmin që na karakterizon ndonjëherë, dhe të jemi pak më optimistë", tha kryebashkiaku Erion Veliaj.