Evente

Që ideja jote për një aktivitet rinor në Tiranë të shndërrohet në realitet, apliko këtu!

Që ideja jote për një aktivitet rinor në Tiranë të

Përgjatë vitit 2022, Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Ndaj, Bashkia e Tiranës ka hapur thirrjet për të gjithë ata që kanë një ide për aktivitete për t’u bërë pjesë e kalendarit “Tear-off calendar”.

“Keni ide për aktivitete gjatë vitit të Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë? Apliko tani dhe bëhu pjesë e kalendarit fantastik të 2022 Tear-off kalendar. Thirrje për Projekt Ide në kuadër të ‘Tirana European Youth Capital 2022’”, shkruan Veliaj.

Pas një rrugëtimi që zgjati më shumë se një vit grupi i punës i Kongresit Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, arriti të ndërtojë një Projekt-Program të plotë dhe ambicioz, i cili u vlerësua nga juria e EYF si aplikimi fitues, duke bërë që Tiranës t’i atribuohet titulli e të kthehet në Kryeqytetin Evropian të të rinjve për vitin 2022.

TEYC2022 paraqitet si një makro program që do të zgjasë 365 ditë, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta, të cilat do të mbulojnë një gamë të gjerë tematikash e prioritetesh që shohin në qendër Rininë. Kjo thirrje për projekt ide është në zbatim të drejtpërdrejtë të programit Activ∞ të parashikuar në TEYC2022. Për programin Activ∞ Kongresi Rinor Kombëtar ka konsultuar grupe të shumta interesi si institucione qendrore dhe vendore, donatorë, organizata të shoqërisë civile, grupe jo-formale të cilat kanë në fokus rininë etj. Kjo thirrje për projekt ide synon mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, grupeve Jo Formale dhe individ të cilët do të financohen për të zbatuar programet e parashikuara të TEYC2022. Ky program synon të fuqizojë Rininë duke krijuar mundësi të reja e duke i dhënë asaj një dimension evropian. Ndër të tjera programi synon:

• të sjellë ndryshime pozitive;

• të inkurajojë pjesëmarrjen aktive;

• të promovojë vullnetarizmin;

• të nxisë identitetin evropian;

• të promovoje e të mbrojë diversitetin dhe gjithë përfshirjen;

• të fuqizojë organizatat rinore;

• të rrisë investimet për të rinjtë;

• të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi;

• të krijojë rrjetëzime dhe sinergji mes të rinjve nga e gjithë Evropa.

TEYC2022 do të zbatohet përmes 8 Programeve, të cilët qëndrojnë si kolona mbajtëse të të gjithë makro programit Activ∞.

Linku për aplikim