Evente

Pse Tirana u vesh me tre ngjyra sot?

Pse Tirana u vesh me tre ngjyra sot?

Në 20-vjetorin e sulmit terrorist mbi kullat në Nju Jork, Tirana përkujtoi jetët e humbura dhe të atyre që u vetësakrifikuan në atë 11 shtator të 2001-shit. Mbi kolonat tek Rektorati dhe në Akademinë e Arteve u projektuan ngjyrat e flamurit amerikan.

Pse Tirana u vesh me tre ngjyra sot?

Teksa ka postuar foto nga sheshi “Nënë Tereza”, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se Tirana e di shumë mirë se çfarë është terrori, qoftë fashist apo komunist, apo si ai i 11 shtatorit - që synon të shkatërrojë mënyrën tonë të jetesës, shoqëritë dhe liritë tona të hapura.

Pse Tirana u vesh me tre ngjyra sot?

Pse Tirana u vesh me tre ngjyra sot?

“Tirana e di shumë mirë se çfarë është terrori, qoftë ai fashist apo komunist, apo ai i 11 shtatorit - që synon të shkatërrojë mënyrën tonë të jetesës, lirinë dhe shoqëritë tona të hapura. Në Tiranë ndezëm dritat me flamurin amerikan për të mos harruar kurrë ata që ranë dhe që luftuan për këto vlera”, shkruan Veliaj.