Evente

Capital T mund të bëjë një koncert të dytë në Tiranë?

Capital T mund të bëjë një koncert të dytë në

Një takim i Capital T me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ka ngjallur dyshime nëse reperi do të mbajë një koncert të dytë në Tiranë. Kjo pasi Capital postoi në Instagram një foto nga zyra e kryetarit të Bashkisë, ndërsa shkruan:

“Dje patëm një takim me lalin më t’mirë që ka Tirana @erionveliaj / biseduam për shumë gjëra të bukura që po vijnë për Tiranën në vazhdim, është gjithmonë knaqësi të ndaj kohë me ju lal dhe Faleminderit për mbështetjen që na dhatë për eventin “Time Capsule” që së fundmi e nxorëm në transmetim dhe i cili shënoi 1 vjetorin”.

Një vit më parë Capital T realizoi eventin “Time Capsule”, në Tiranë dhe siç duke diçka tjetër po vjen. Diçka që e ruajti ende mister.