Evente

Ngjyrat e Shqipërisë rikthehen me Ngjyrat e shqiptarëve! Konkursi me foto që duhet të marresh pjesë edhe ketë vit

Ngjyrat e Shqipërisë rikthehen me Ngjyrat e shqiptarëve! Konkursi

Nëse ka diçka që i bashkon e bind të gjithë të madh e të vogël, të huaj e të brendshëm është natyra e bukur e Shqipërisë. Perla e Ballkanit që laget nga dy dete, Adriatik dhe Jon, dhe gjen alpet mahnitëse që të lënë pa frymë dhe detet blu kristal që të magjepsin.

Kështu një nga iniciativat që riktheu simbolikisht mbledhja historike e çdo viti mes dy qeverive, ishte ajo e konkursit me foto nga Shqipëria (e cila u ndërpre në vitin 2020 përshkak të pandemisë), një platformë e prezantuar në 2015 nga Kryeministri Rama dhe Ministri i jashtëm Bushati, më pas e vijuar nga Gent Çakaj dhe tashmë nga ministrja Olta Xhaçka, por me një ndryshim të vogël “Colours of Albania” do të vijojë si “Colours of albanians”. Nga ngjyrat e Shqipërisë konkursi i fotografisë më të mirë do të quhet "Ngjyrat e shqiptarëve".

Për koicidencë fituesi i parë i këtij konkursi ka qenë kosovari Nëntor Oseku me foton e shkrepur në Jug.

Ngjyrat e Shqipërisë rikthehen me Ngjyrat e shqiptarëve! Konkursi
Foto e shkrepur nga Nëntor Oseku, fituese ne vitin 2015

Më pas çmimet kanë shkuar sa në Alpe, sa në fusha me levando dhe dete.

Ngjyrat e Shqipërisë rikthehen me Ngjyrat e shqiptarëve! Konkursi
Fushat e Livandos, Koplik, fituese në vitin 2019 nga Erisa Shaba.
Ngjyrat e Shqipërisë rikthehen me Ngjyrat e shqiptarëve! Konkursi
Foto fituese e vitit 2017 nga Alla Simacheva-n.
Ngjyrat e Shqipërisë rikthehen me Ngjyrat e shqiptarëve! Konkursi
Foto fituese ne vitin 2018 Photo Credit: Gleniisa, Enis Abdullahu, Massimiliano Sticca, Weronica Garczyk, Adis Shera

Ngjyrat e Shqipërisë rikthehen me Ngjyrat e shqiptarëve! Konkursi

Ngjyrat e Shqipërisë rikthehen me Ngjyrat e shqiptarëve! Konkursi

Ngjyrat e Shqipërisë rikthehen me Ngjyrat e shqiptarëve! Konkursi

Konkursi "Colour of Albania" është mbështetur nga ambasada britanike dhe norvegjeze. Ndërkohë krahas novegjezëve dhe britanikëve e ka mbështetur edhe ONE.

Shqipëria është aq e bukur sa çdo foto mund të jetë një fituese dhe është e lehtë të jesh fotograf i këtij vendi.

Tiranapost.al