Evente

Nga muzika te sporti, ja çfarë të bësh këtë fundjavë në Tiranë

Nga muzika te sporti, ja çfarë të bësh këtë

Fundjava e fundit e muajit shkurt vjen plot aktivitete në kryeqytet! Bashkia Tiranë sjell këtë të shtunë një aktivitet me muzikë, interpretime, poezi, rrëfime, humor e fotografi pranë një prej veprave më të njohura të instalacionit të artit publik, ideuar nga artisti i mirënjohur japonez, Sou Fujimoto.

Po këtë ditë, Federata Shqiptare e Volejbollit në bashkëpunim me APR organizojnë minikampionate volejbolli në Parkun Olimpik “Feti Borova”. Dymbëdhjetë skuadra do të bëhen pjesë e një dite kushtuar këtij sporti, që frymëzon të rinjtë për një jetesë aktive dhe të shëndetshme. Për adhuruesit e natyrës, Travel to Discover Tirana organizon hiking jashtë qytetit, në Liqenin e Bovillës.

Nga muzika te sporti, ja çfarë të bësh këtë

Tre vajzat e guidës do të ndajnë me ju pasionin dhe eksperiencën e kaluar në vite me eksplorime. Ndërsa Hiking Adventure Club Albania ju ofron ditën e shtunë të vizitoni Ujvarën e Kakunjit dhe shkëmbin Askolaj, në Baldushk. Edhe të dielën mund të shijoni natyrën e bukur të zonave përreth Tiranës. Bashkohuni me Ecovolis BikeTour dhe mrekullohuni nga Liqeni super fantastik i Allmuçajve.

Nga muzika te sporti, ja çfarë të bësh këtë