Evente

Nesër ‘Dita pa makina’. Në Tiranë do të ketë disa aktivitete

Nesër ‘Dita pa makina’. Në Tiranë do të

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se nesër, si ditë pushimi zyrtar që është, do të jetë edhe një ditë pa makina në Tiranë.

Nesër ‘Dita pa makina’. Në Tiranë do të

“E di që fëmijët mezi e presin një ditë pa makina, ndaj nesër, e martë 22 Mars, si ditë pushimi zyrtar, do rikthejmë sërish harenë e ajrin e pastër në Tiranë, duke ju bashkuar nismës së Qeverisë Shqiptare për qytetet që kursejnë naftë e tym, e lëvizin shëndetshëm!”, shkruan Veliaj në Twitter.

Në kuadër të “Ditës pa makina”, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh, ndërsa në vijim do të njoftohet se në cilat rrugë do të pezullohet qarkullimi i makinave.