Evente

Mural fest, festivali që do zbukurojë 10 mure të Tiranës!

Mural fest, festivali që do zbukurojë 10 mure të Tiranës!

Tirana do të mirëpresë një prej festivaleve më të veçanta. Mural Fest është nismë e “Dekor”nga Bashkia e Tiranës që ka nisur tri vite më parë.

“Eja të pikturojmë Tiranën së bashku. Artistë të shkëlqyer botëror vijnë dhe pikturojnë muret më të bukura të kryeqytetit”, shkruan artisti Helidon Haliti, teksa jep lajmin se dhe muret tashmë do të shkrihen në art.

Ky është një projekteve më atraktive për të rinjtë që e duan artin, të bukurën, abstrakten, lirinë, ëndrrën, përjetësinë.

Bota po ndryshon me shpejtësi marramendëse, qytetet po ashtu dhe ftohtësia e xhamit zëvendëson muret, fasadat e mëdha që krijojnë histori dhe kujtime.

Street Art zhvillohet në disa vende të botës, në disa pika të ndryshme. Kuratori i projektit, Helidon Haliti tregon për dritare.net, se ky projekt ishte një punë e bërë prej një viti e gjysmë, duke krijuar edhe grupin e artistëve nga vende të ndryshme të botës, por ishte pandemia ajo që e la pezull të gjithë punën. Mural Fest do të mbahet këtë vit prej datës 24 gusht deri në fund të shtatorit. Profesor Haliti nuk lë pa përmendur edhe mungesën e disa prej artistëve që për shkak të pandemisë nuk do të mund të jenë të pranishëm në festival.

Artistët e “Street Art”, vijnë: Case nga Gjermania, Manomatic nga Spanja, Same 84 nga Greqia, ëD nga Indonezia,Mattia Campo nga Italia apo ëuper nga Serbia.

“Kuratorët e kanë parë zhvillimin e këtij qyteti si zhvillimin e një gruaje të bukur e cila nis rugëtimin e saj me ëndrra që na rinia e hershme. Tirana mbetet një perëndeshë për tu admiruar, me sytë nga perëndimi, për të thënë që e ardhmja jonë lidhet me zhvillimin perëndimor”, thotë Haliti.

Projekti zhvillohet në 10 mure, në Komunën e Parisit, në Lanë, qendra e Tiranës. Projekti mbështetet edhe nga qytetet e tjera.