Evente

Kryebashkiaku i Kievit videomesazh Tiranës

Kryebashkiaku i Kievit videomesazh Tiranës

Ka nisur me një videomesazh të kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, marshimi i Tiranës në mbështetje të popullit të Ukrainës që prej javësh po përballet me agresionin rus.

Kryebashkiaku Klitschko në mesazhin e tij falënderon Tiranën zyrtare, e cila po e mbështet në këto momente të vështira vendin e tij.

Mesazhi i plotë i kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko:

Të dashur qytetarë të Shqipërisë!

E dashur Tiranë!

I dashur miku dhe kolegu im, Erion!

Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike. E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve.

E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!