Evente

Premiera e filmit “007: No time do die” në Tiranë/ Kryebashkiaku Veliaj dhe ambasadori i ri britanik, Alastair King-Smith presin te ftuarit te veshur si James Bond

Premiera e filmit “007: No time do die” në Tiranë/

Filmi i fundit i Daniel Craig ne rolin e James Bond, pati mbrëmë premierën e tij edhe në kryeqytetin shqiptar ku personazhe të njohur u shfaqën me veshjen si Agjenti 007, kryesisht burrat me kostum dhe papjon. Në eventin e organizuar, Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i ri i Britanisë se Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ishin mikpritesit e të ftuarve VIP, të cilët u bënë pjesë të shfaqjes premierë. Mes tyre ambasadorë, zyrtarë të lartë shteti, këngëtarë, prezantues, stilistë etj.

Premiera e filmit “007: No time do die” në Tiranë/
Erion Veliaj dhe ambasadori britanik Alastair King-Smith

Në fjalën e mbajtur në fillim të eventit, Veliaj tha se me premierën e këtij filmi nis edhe një “sprint” marrëdhëniesh mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Ndërsa ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith tha se kjo premierë filmi, është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të mëtejshëm mes Shqipërisë dhe Britanisë. Të gjithë të ftuarit u paraqitën në event me certifikatën e vaksinimit të Covid 19.

Disa nga të ftuarit VIP në premierën e filmit:

Premiera e filmit “007: No time do die” në Tiranë/
Erion Veliaj, Bora Zemani, Ambasadori i Britanisë në Shqipëri

Premiera e filmit “007: No time do die” në Tiranë/
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi
Premiera e filmit “007: No time do die” në Tiranë/
Indrit Braimllari nga LSI dhe Kejdi Mehmetaj
Premiera e filmit “007: No time do die” në Tiranë/
Valbona Selimllari

Filmi i “James Bond" "No time to die" pati premierën e tij botërore në Londër, 18 muaj më vonë nga sa ishte planifikuar, për shkak të pandemisë. “No Time To Die” është dalja e pestë e aktorit britanik, Daniel Craig si 007.

*Tiranapost.al.