Evente

Ermal Meta në Tiranë, këtë herë vetëm për të rinjtë

Ermal Meta në Tiranë, këtë herë vetëm për

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka ardhur në Tiranë. Kësaj radhe arsyeja janë vetëm të rinjtë.

Ai ka marrë pjesë në ceremoninë gala të çeljes së eventeve të vitit 2022 ku Tirana është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë.

Nga Pallati i Kongreseve, Ermal Meta tha:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu me ju. Hera e parë që u ktheva në Tiranë ishte në vitin 2018 kur bëra koncertin tim të parë në një qytet kaq të bukur dhe nuk prisja një transformim të tillë. Më goditi shumë dhe më la një ndjesi shumë të mirë. Ajo që më godet më shumë sa herë që kthehem janë njerëzit. Tirana jeni ju, sepse Tirana mund të ketë rrënjë shumë të thella, por ju jeni degët e reja dhe duhet të kërkoni diellin edhe në momente të vështira,” ishte mesazhi i tij drejtuar të rinjve.

Ermal Meta performoi gjithashtu disa këngë si “Piccola Anima”, “Caruso” dhe “What a Wonderful World”.