Evente

Dua Lipa mund të vijë në Tiranë për koncert

Ajo është në kulmin e famës dhe teksa merr vetëm çmime e çdo orë e jetës së Duas është e organizuar me vite para, mundet qe me rastin e ringritjes nga pandemia Dua të vijë në Tiranë, të paktën ky është një plan i kryebashkiakut Veliaj.

Dua Lipa mund të vijë në Tiranë për koncert
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka surprizuar të gjithë ditën e sotme teksa ka postuar një foto me prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, por ka zgjedhuar të mos na e shuajë kureshtjen mbi atë çka po gatuhet vërtet.

Veliaj nënvizon edhe faktin se vitin e ardhshëm Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, çka nënkupton se koncerti në fjalë mund të jetë planifikuar pikërisht për vitin 2022. Veliaj e shoqëron postimin e tij edhe me një prej këngëve më të fundit të realizuar nga Dua Lipa, “Love Again” të cilën vetë këngëtarja e anonçoi vetëm një javë më parë, çka përforcon idenë se Tirana mund të presë vërtet një koncert të artistes më të famshme dhe më të ndjekur sot në botë me albumin më të fundit të saj.