Evente

'Boom' kërkesash këtë vit për 'Rally Albania', marrin pjesë 300 skuadra nga e gjithë bota

'Boom' kërkesash këtë vit për 'Rally

“Rally Albania” për të 17-in vit radhazi mbledh sportistë nga e gjithë bota të cilët bëhen pjesë e garave të çmendura me makina. Këtë vit gara do të zhvillohet në datat 5-12 qershor.

"Vitin që kaluam për shkak të pandemisë gara u zhvillua vetëm me shqiptarë. Ndërsa këtë vit kanë shpërthyer kërkesat. Kemi rreth 300 skuadra nga 30 vende të ndryshme të botës. Të Europës kryesisht, por ka edhe nga Amerika dhe Australia", u shpreh Juli Dhame në një intervistë televizive.

“Rally Albania” është një event sportiv, por kryesisht edhe turistik. Kushti kryesor për të marrë pjesë në këtë lloj gare është që të kesh një mjet të përshtatshëm. Mund të marrë pjesë një pilot, por edhe një amator, mjafton të ketë mjetin e duhur.

Kjo garë ka navigim shumë të mirë, është një garë me shumëllojshmëri terreni, nga gurët, te balta, nga lumi në rërë. Në Rally Albania marrin pjesë disa kategori, makina, motorë, kuadë (quads).

Tiranapost.al