Evente

Arilena Ara sjell në Sheshin Skënderbej ‘POP ART FESTIVAL’, i ftuar Gjon’s Tears dhe Noizy

Arilena Ara sjell në Sheshin Skënderbej ‘POP ART

Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka zgjedhur sheshin “Skënderbej” për të prezantuar albumin e saj ku do të mbahet dhe një super koncert.

Ky event që do të mbahet më 19 nëntor ora 19:00 është i pari i llojit të tij për promovimin e një albumi muzikor dhe është koncerti i parë recital në Tiranë për këngëtaren Arilena Ara.

Lajmin e mirë e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ka zbuluar dhe të ftuarit specialë që do të performojnë në Tiranë në një skenografi futuristike dhe avangardë.


“Pop Art Festival - me princeshën e Popit Arilena Ara, live në “Sheshin Skënderbej”, ku dhe do të promovojë albumin e saj muzikor.

Super eventi me Gjon’s Tears, Noizy, Wendy dhe CryJaxx”, shkruan Veliaj.


Vitet e fundit, falë mbështetjes nga Bashkia, Tirana është kthyer në qendrën e aktiviteteve kulturore dhe artistike, ku shumë artistë të njohur me famë botërore kanë zgjedhur kryeqytetin shqiptar për koncerte.

Tiranapost.al