Julian Assange sa paska ndryshuar. Shihni momentin kur nxirret me forcë nga Ambasada dhe reagimet
E gjithë bota po shkruan për Jualin Assange themeluesin e WikiLeaks i cili prej gjashtë vitesh strehohej në ambasadën e Ekuadorit në Angli. Por policia angleze në bashkëpunim me qeverinë amerikane e cila kërkon ekstradimin dhe me vendimin e presidentit të Ekuadorit i cili hoqi azilin për të, e ka arrestuar dhe në videon më poshtë shihet momenti kur ai nxirret me forcë.
BREAK: Full @Ruptly video of WikiLeaks founder Julian Assange’s arrest by British police this morning pic.twitter.com/tdBw1Kbpxn
— Barnaby Nerberka (@barnabynerberka) April 11, 2019
Si kanë qenë reagimet? Ka pasur reagime kundër dhe pro. Në reagimin e fundit, kryeministrja May shprehet: Jam e sigurt se House of Commons e mirëpret lajmin e arrestimit të tij. Ai ka shkelur masën e lirimit me kusht pas gati shtatë vitesh në ambasadën e Ekuadorit. Ndaj tij ka gjithashtu një kërkesë për ekstradim nga autoritetet e SHBA-ve. Kjo tashmë është një çështje që do trajtohet nga gjykatat. Kjo tregon se në Angli askush nuk qëndron mbi ligjin.
Ndërsa ish presidenti katalunas Carles Puigdemont, i cili u largua në Belgjikë për ti shpëtuar drejtësisë në Spanjë, pas përplasjeve në vjeshtën e vitit 2017, ofroi mbështetje për Assange.
Ai tha: Jam i tronditur nga arrestimi i Julian në Londër. Të drejtat e njeriut dhe sidomos liria e shprehjes po kërcënohen në gjithë Europën. I ofroj atij mbështetjen dhe solidaritetin tim. BE duhet të mbrojë të drejtat themelore të njeriut.
Kujtojmë se Julian Assange, themelues i WikiLeaks akuzohet në vendin e tij Suedi për sulme seksuale ndaj dy grave, e ndërsa Amerika e kërkon të japë llogari për publikimin e sekreteve shtetërore si dhe publikimin e disa emaileve mes zyrtarësh të lartë amerikanë. Për më shumë klikoni linkun më poshtë./Marrë nga The Guardian/ Tiranapost.al. E.B