Art dhe Kulturë

Aestetika, romani që dëshmon transformimin fizik por dhe shpirtëror të ndërhyrjeve estetike

Aestetika, romani që dëshmon transformimin fizik por dhe

Allie Rowbottom nuk është moraliste e Botox-it, por në romanin e saj të ri, Aestetika, i përshkruan thuajse si horror ndërhyrjet estetike vetëm e vetëm për të rritur numrin e ndjekësve në Instagram.

Romani tregon se si një 35-vjecare që dikur numëronte qindra mijëra ndjekës në Instagram, sot punon pas banakut të një dyqani kozmetike, duke u shitur produkte kundër plakjes grave që kërkojnë transformim fizik dhe shpirtëror.

Anna ishte dikur një influencuese, por rënia nga fama në Instagram (ose të paktën 100,000 ndjekës) e çoi atë në një procedurë kërcënuese për jetën, të quajtur Aesthetica, duke zhbërë të gjitha operacionet estetike që ajo kishte bërë në një përpjekje për të fituar ndjekës, sponsorë dhe para.

Aestetika, romani që dëshmon transformimin fizik por dhe

Si një ish influencer, Allie Rowbottom e përshkruan rrëfimin e saj si një histori e trishtë e ngjashme me atë të shumë të rinjve në epokën e Instagramit, në përpjekje për të rigjetur përsëri veten pas falsifikimit të autenticitetit përmes filtrave e botoxit.

“Kur ishim studentë në NYU ne provonim fustanet, fotografonim veten dhe fotot i postonim, si për të treguar, shiko sa të nxehta jemi, shiko çfarë po të mungon,” thotë ajo.

Sigurisht, tashmë shumica prej nesh e kanë mësuar se ajo që shihni në internet nuk është gjithmonë e vërtetë, rrëfen më tej Rowbottom.