Aktualitet

Jemi shpirt e zemër, por llogaria është llogari. Djali i Valbona Zenelit nuk ia bëri aspak falas mamit karikaturat e librit

Promovimi në Tiranë i librit "Në opinionin tim..." i Valbona Zenelit, pedagoges në Marshall Center dhe drejtoreshës së programit për Detin e Zi dhe Euroazinë, përpos përmbajtjes për çështje të sigurisë evropiane, tregtisë ndërkombëtare dhe Ballkanit Perëndimor, tërhoqi vëmendjen edhe për karikaturat që shoqëronin shkrimet e saj. Interesante nuk ishte vetëm ideja, por edhe realizimi i tyre që nuk i bëri as më pak e as më shumë vetë djali i saj, Dario. Pikërisht për këtë, ndër të tjera, ka folur Valbona në intervistën për “Revista Class”, duke na zbuluar se kishte qenë vetë ai që ishte ofruar për të punuar. Dario i kishte idetë e qarta dhe e dinte mirë që puna paguhet, ndaj i ka ndarë hesapet që në fillim duke u ofruar për ndihmë, por sigurisht kundrejt pagesës.

“Kam dëgjuar që shumë njerëz madje kanë kureshtjen për të lexuar librin për të parë nëse karikaturat e Darios i përshtaten tekstit të artikujve. Ky bashkëpunim me Darion ka qenë krejt rastësor. Idenë e karikaturave e kisha marrë nga Prof. Czinkota, i cili ka shkruar edhe parathënien e librit dhe me të cilin kam bashkautorësuar disa artikuj. Ai, gjatë viteve të fundit ka botuar disa libra të tillë që kanë qenë shumë të suksesshëm, ku ilustratori ka qenë një fitues çmimesh ndërkombëtare. Ndërsa unë dhe im shoq bisedonim se kush mund të ishte ilustruesi i artikujve të mi, Dario u hodh duke thënë se ne mund të ‘paguanim’ atë për të bërë këtë gjë. Fillimisht na u duk për të qeshur… por pasi e vumë në provë për artikujt e parë të librit, të cilët i lexoi dhe më pas vizatoi karikaturat, na pëlqyen aq shumë. Më pas, Dario i vizatoi të 39 karikaturat vetëm për dy javë… Kuptohet që është puna e tij e parë dhe kam edhe një ‘kontratë’ pagese të vogël për t’ia shlyer….Karikaturat i japin librit një kakakter më pak të ngurtë, më të lehtë dhe është interesante shumë sesi ato shpjegojnë çështje të sigurisë në një mënyrë aq të thjeshtë dhe jo të zakonshme…”, tha Valbona, e cila ende nuk e paska paguar djalin, por që ia ka premtuar dhe sado simbolike të jetë shifra, do ta mbajë fjalën. Ka folur më pas edhe për marrëdhënien e ngushtë dhe shoqërore që si ajo dhe i shoqi, Igli Toska, me djalin. Duke qenë se jetojnë larg familjes së madhe kanë njëri-tjetrin pranë për çdo gjë dhe pikërisht kjo është një prej arsyeve së cilës Valbona i dedikon marrëdhënien e ngushtë me djalin. Një familje e bukur e vogël në Gjermani, por dhe një familje e bukur e madhe, që jeton në Tiranë. Valbona Zeneli është e bija e ish-diplomatit Bashkim Zeneli, një arsye më shumë për t'iu rikthyer më shpedh Tiranës, përveç udhëtimeve të punës, që i janë bërë pjesë e zakonshme e jetës. Një valixhe udhëtimesh përherë gati dhe një biletë avioni përherë e prerë për të zhvilluar projektet në vende të ndryshme të botës, po aq sa edhe në vendin e saj, në Tiranë.

[caption id="attachment_194965" align="aligncenter" width="740"](Valbona Zeneli, Igli Toska dhe Dario Toska, foto nga Google)[/caption]

“Sa bukur është të shikosh që sa herë vijmë në Tiranë ka ndryshime aq të mëdha, është bërë një qytet i vërtetë evropian dhe kënaqësia është më e madhe kur vijmë bashkë me miq të huaj dhe habiten gjithmonë nga ndryshimet në Tiranë… e kjo tregon që ‘volere e’ potere’. Kjo është edhe shprehja që mua dhe Darios na pëlqen dhe përdorim më shumë. Vullneti dhe puna e kryetarit të Bashkisë, Erionit së bashku me stafin e tij, tregon se ku ekziston vullneti për punë dhe vizioni, çdo gjë arrihet… është shpresëdhënëse…”, ka rrëfyer në këtë intervistë Valbona, pa i shpëtuar dot as pyetjes për pamjen e saj, si një nga gratë më të bukura e elegante që të bie rasti të shohësh.

"Kujdesi për veten është pjesë e rëndësishme e jetës, është pjesë e respektit për veten…Më pëlqen shumë e bukura…e kam marrë këtë nga gjyshja ime dhe mami im Lushi… Vitet e fundit kam kuptuar rëndësinë e sportit, sidomos me rritjen e moshës, por edhe ushqimet, që baza janë perimet dhe frutat…jam pothuajse vegjetariane. Ndërsa për të tjerat, nuk kam luksin e kohës për t’u marrë me veten...". Nëse ajo është aq e bukur pa u marrë gjatë me veten, ç'duhet më shumë për ta quajtur veten me fat? Shtoji kësaj edhe një karrierë për t'u lakmuar e një strehë të ngrohtë dashurie,  Valbona Zeneli të kthehet menjëherë në model frymëzimi./Tiranapost.al

Intervistën e plotë e lexoni KËTU

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]