Aktualitet

"Ja për çfarë erdha në Shqipëri", dëshmia e grekut të dyshuar si vrasësi i Devi Kasmit

Efthimio Efthimius, shtetasi grek i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Devi Kasmit në janar të këtij viti është marrë në pyetje nga prokuroria e Krimeve të Rënda.

Efthimus i mohoi përsëri akuzat ndaj tij, në lidhje me këtë vrasje, duke u shprehur se në Shqipëri erdhi me një mikun e tij për të blerë një qen.

Ish-polici grek tha se Aurel Hoxhallarin i cili akuzohet si porositësi i vrasjes dhe me Mario Meshinin i njeh si të gjithë të arrestuarit e tjerë për këtë çështje.

Vrasja e Devi Kasmit u bë më 29 janar të këtij viti, dhe si të dyshuar janë arrestuar 3 persona.

* Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga  Anxhela Celibashi