Si e humba virgjërinë! Rrëfime sa qesharake, aq edhe të sikletshme
Rrëfimet e mëposhtme janë treguar për Huffington Post nga njerëz të zakonshëm, lexues dhe ndjekës besnikë.
Historia 1
“Isha 16 vjeç, nuk kisha njohuri për seksin dhe s`kisha parë kurrë porno. Isha në bodrumin e shtëpisë së të dashurit të nënës sime. Ndezëm radion në sfond, dhe përdorëm gjalpin për të ngjitur trupat. Nuk e këshilloj këtë të fundit”.
Historia 2
“Unë isha në gjimnaz dhe isha e vendosur ta humbisja virgjërinë, kështu që sapo takova një djalë në një festë, dola me të. Shkuam në konviktin e tij dhe misioni u krye. Duke u larguar nga konvikti i tij të nesërmen në mëngjes kuptova se nuk ia kisha idenë se si quhej. E kërkova emrin e tij tek dera e konviktit sipas numrit të dhomës, dhe ishin dy emra, dy shokë dhome. Për disa ditë mendova se kisha fjetur me të gabuarin, me atë që ia njihja të dashurën. U lehtësova kur mora vesh se ishte shoku tjetër i dhomës dhe jo i dashuri i shoqes time”.
Historia 3
“Kushëriri im më i madh më la shtëpinë e tij në dispozicion atë ditë dhe një një palë Ray-Bans në banakun e kuzhinës dhe një letër ku shkruante “vendosi nëse e bën, mos i merr nëse nuk e bën.” Duke qenë i ri dhe budalla, mendova se duhej t`i vendosja gjatë seksit. Do të doja të kujtoja më shumë për atë natë, por nuk mund të shihja shumë prej syzeve të errëta”.
Historia 4
“Herën time të parë kisha pirë shumë, aq shumë sa harrova që kisha vendosur tampon dhe ai mezi më bindi që kishte diçka që nuk shkonte. Kur e kuptova që kisha vërtet tampon e tërhoqa me forcë dhe e imagjinoni vetë ç`ndodhi. Nuk e takova më kurrë atë djalë”.