Seksi

Sa shpesh duhet bërë seks?

Sa shpesh duhet bërë seks?

Shumica e çifteve dhe individëve që shkojnë në zyrën e terapistes së seksit Tammy Nelson duan të dinë të njëjtën gjë: A është jeta ime seksuale me partnerin tim normale?

"Ata duan të dinë nëse bëjnë seks të mjaftueshëm, llojin e duhur të seksit, nëse partneri i tyre dëshiron shumë seks," thotë Nelson.

Si përgjigje, Nelson zakonisht u thotë njerëzve të njëjtën gjë.

"Harrojeni për normalen se ajo nuk ekziston. Ajo që është më e rëndësishmja është që të mësoni të keni ndjeshmëri për partnerin tuaj dhe të pranoni çfarëdo nevoje të tyre, edhe nëse ato janë të ndryshme nga ato tuajat”.

Mjaft e vrave mendjen sa shpesh bëjnë seks të tjerët

Diçka që është normale për ju sot, mund të mos jetë normale pas disa vitesh

Mos e humb shpresën se edhe partneri do ta dojë njësoj si ty (nëse je ti ai që e kërkon gjithmonë i pari)

Nëse je ti partneri që e do më pak seksin, ose s`e do fare, përpiqu të gjesh arsyen përse

Mos harro, seksin e mirë s`ke pse e numëron

"Sekreti për një jetë të kënaqshme seksuale nuk është thjesht marrja e kënaqësisë që dëshironi nga seksi, por është gjithashtu të mësoni se si t'i jepni partnerit tuaj atë që ata duan."