Seksi

Pse shikojmë ëndrra erotike?

Pse shikojmë ëndrra erotike?

Askush nuk mund të gënjejë e të thotë që nuk ka pasur kurrë ëndrra erotike. Ka nga ata që ndihen fajtorë, sepse mendojnë që kjo është një lloj tradhtie ndaj partnerit. Ka nga ata që thjesht i shijojnë. Po ç`kuptim kanë këto ëndrra? A përcjellin ndonjë mesazh?

Në vitin 2019, studimi i titulluar “Faktorët që ndikojnë në shpeshtësinë e ëndrrave erotike” zbuloi se burrat ëndërrojnë më shumë se gratë, dhe të rinjtë më shumë se të moshuarit.

Duke pasur parasysh këtë rezultat, studiuesit janë të prirur të besojnë se arsyeja për shpeshtësinë e ëndrrave erotike është për shkak se kalojmë shumë kohë gjatë ditës duke pasur mendime me natyrë seksuale: me fjalë të tjera, sa më shumë kohë të mendojmë për seksin gjatë ditën, aq më shumë e ëndërrojmë atë gjatë natës.

Por ekspertët nuk përjashtojnë që ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në ëndrrat erotike, të tilla si personalitetet individuale, psikopatologjia dhe hormonet (për shembull testosterone).

Ndonjëherë edhe një pozicion gjumi i caktuar apo fërkimi me çarçafët mund të shkaktojë orgazmën në gjumë, qoftë atë mashkulloren, ashtu edhe femëroren. Kjo gjendje jo gjithmonë nxitet nga ëndrrat.