Seksi

Po pra po, mund të bësh dashuri me të njëjtin njeri përgjatë gjithë jetës

Po pra po, mund të bësh dashuri me të njëjtin njeri

“Me të njëjtin person është e mundur të bësh dashuri për gjithë jetën, por nuk duhet të bëhet si burg. Ekziston një kohë, veçanërisht ajo e rinisë, e cila me të drejtë duhet t'i kushtohet kërkimit dhe të mësuarit. Disa lidhje që lindin në bankat e shkollës dhe që vazhdojnë për dekada të tëra duken më shumë si lidhje familjare, sesa lidhje erotike. Liria erotike mund të jetë edhe liria për të zgjedhur gjithmonë të njëjtin trup me kusht që në këtë trup të jem gjithmonë në gjendje të gjej diçka të re”, thotë Massimo Recalcati.

Massimo Recalcati e di se për çfarë flet, sepse është psikoanalist dhe ka kohë që merret me marrëdhëniet.

Po jo vetëm për këtë arsye. Ai vetë ka një marrëdhënie të gjatë me bashkëshorten. 20 vite dashuri.

“Ajo më mahnit edhe sot, më befason. Çiftet që nuk kanë marrëdhënie të shëndetshme janë ata që duan të ndajnë gjithçka me njëri-tjetrin. Përkundrazi, unë mendoj se lidhja e një çifti mund të zgjasë me kalimin e kohës nëse ata janë në gjendje të ruajnë misterin. Unë vazhdoj ta dua atë, sepse edhe sot ajo është ende e padepërtueshme për mua. E panjohur, një mister”.

Sipas Recalcatit, janë dy elementë që sot pengojnë përmbushjen nga dashuria.

“Nga njëra anë, ekziston tendenca shkencore për t'i konsideruar trupat sikur të ishin makina të lubrifikuara me dopaminë. Nga ana tjetër, ekziston ideja e marrëdhënieve konsumuese, pasi ne konsumojmë mallra të të gjitha llojeve. Ekziston një kërkim kompulsiv për të renë. Jemi mësuar të mendojmë se shkëmbimi i një objekti të vjetër me një të ri sjell kënaqësi, ndërsa ne psikoanalistët e dimë mirë se një gjë e re thjesht sjell të njëjtën pakënaqësi. Në shoqërinë konsumatore çdo gjë konsumohet në kohë të përshpejtuara, përfshirë dashurinë dhe seksin…”